Site icon Telegrafi

“Një eksperiencë si kjo nuk harrohet lehtë”, reagimi i Santianës pas daljes nga Big Brother

Foto: Screenshot/Instagram

Santiana Maloku u largua të premten nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo qëndroi plot 100 ditë, duke e bërë kështu një eksperiencë të paharruar.

Bukuroshja nga Gjakova ka bërë një reagim në rrjete sociale pas daljes nga shtëpia, teksa ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Postimi i plotë i Santianës (pa ndërhyrje):

“Miq,

FALEMNDERIT! Faleminderit secilit prej jush që më përkrahët mua në lojën time gjatë qëndrimit në Big Brother.

Një eksperiencë si kjo nuk harrohet lehtë por ishit ju që ma bëtë edhe më të bukur duke qenë krah meje në të mirë e në të keq, duke shpenzuar kohë e para nga vetja që unë të shijoj këtë aventurë televizive.

Faleminderit për dashurinë që ma dhatë edhe pas daljes sime nga Big Brother.

Jam e bindur që do jetë vetëm pikënisje e një kapitull të ri, me të papritura, shpresoj të bukura që do t’i ndajmë gjithmonë bashkë, ashtu si eksperiencën që u përmbyll të premten.

Ju dua shumë, Santi”. /Telegrafi/

Exit mobile version