Telegrafi

“Një e shtënë në zonën e organit gjenital, 100% e garantuar”: Luftëtari i forcave speciale elitare ‘Shaman’ të Ukrainës zbulon taktikat që përdorin për të neutralizuar rusët

Një luftëtar nga Detashmenti elitar i 10-të i Forcave Speciale të Ukrainës – i njohur si batalioni Shaman për aftësinë e tyre “të mbinatyrshme” për të depërtuar në pozicionin e armikut pa u zbuluar – zbuloi se si ai e drejton gjithmonë armën e tij, duke tentuar të qëllojë armiqtë e tij në zonën e organit gjenital.

Burri, i cili përdori emrin e koduar “22” në intervistën e tij me The Times, shpjegoi se luftëtarët ukrainas përpiqen të qëllojnë rusët në një distancë të plotë për të shmangur artilerinë e pushtuesve, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, ai ka treguar se është e vështirë të lëvizësh në heshtje duke mbajtur ngarkesën e plotë të pajisjeve.

Por edhe me të gjitha vështirësitë me të cilat përballen, batalioni Shaman ende arrin të befasojë trupat e Putinit.

Ai citohet të ketë treguar se “preferon që rusët t’i qëllojë në zonën e organit gjenital”.

“Djaloshi i parë që më pa… ai nuk na priste. Ai kishte frikë dhe unë sapo e qëllova nga ndoshta shtatë metra larg, poshtë pllakës së papërshkueshme nga plumbi”.

“Ju duhet gjithmonë të qëlloni në atë zonë, nuk ka mbrojtje të mjaftueshme atje, është 100% për të vrarë armikun”.

“Ju po i shkatërroni arteriet dhe po i thyeni legenin. Ai nuk mund të shpëtojë, nuk mund të vrapojë, nuk mund të zvarritet, nuk mund të bëjë asgjë. Është e pamundur t’i jepet ndihma e parë një burri të plagosur në këtë zonë”.

Ai thotë se në “përplasjet e tyre të afërta”, ai dhe shokët e tij mund të tregojnë se morali i rusëve po bie.

“Ata kanë shumë më shumë artileri se ne, por morali i tyre është shumë i ulët, ata nuk mund të angazhohen në luftime kokë më kokë”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/