Reperi Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi do të martohen në muajin shtator të këtij viti.
Është bërë gjithashtu e ditur se çifti do të bëhen së shpejti edhe prindër, kjo pasi Elita është në pritje të fëmijës së parë.
E teksa presin shtatorin, dyshja duket se po shijojnë disa ditë të mira pushimi.
Ka qenë reperi Gjiko, ai i cili ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me të fejuarën e tij të shtrirë në një ambient të gjelbëruar.
“Një ditë duke menduar për të ardhmen tonë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.
Mesa duket, ata kanë vendosur t’i japin vetes një ditë të mië relaksi, për të thurur planet për të ardhmen e tyre.
Gjiko ka qenë shumë i angazhuar këto muaj me koncerte dhe prurje muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.
Tash e sa vite, ai vazhdon të jetë ndër emrat më dominues në estradë. /Telegrafi/