Telegrafi

Një ditë pas raportimeve për atentat ndaj tyre, deputetët e LDK-së shihen në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Avdullah Hoti e Arben Gashi janë parë sot në seancën e Kuvendit, anipse dje u raportua se ka pasur një plan të strukturuar për atentat ndaj tyre.

Pak para fillimit të seancës së Kuvendit, shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi publikoi një fotografi në Facebook.

Lexo po ashtu Këta janë zyrtarët e LDK-së ndaj të cilëve ishte planifikuar atentati

“Gati për seancë”, ishte mbishkrimi që ai i vuri fotografisë.

Pas raportimeve për këtë kërcënim detaje kanë dhënë edhe Policia e Kosovës, ku zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka bërë të ditur se janë duke hetuar këtë rast, duke e cilësuar si “kanosje”. /Telegrafi/