Një ditë më parë ukrainasit arritën që me goditjet direkte me sistemin raketor amerikan HIMARS, të vrasin 65 ushtarë rusë gjatë stërvitjeve që po i kryenin në kampin e tyre.
Ata ishin urdhëruar nga eprorët e tyre që të stërviten në një kamp në ambient të hapur që ishte cak i lehtë për një sulm ajror apo artilerik, dhe kështu ndodhi, transmeton Telegrafi.
Ata u goditën direkt duke bërë që toka të fusha të mbushet me kufomat e ushtarëve të vrarë rusë. E sot një aksion i ngjashëm është realizuar sërish nga ukrainasit.
Duke përdorur armën e njëjtë, ata arritën që me ndihmën e dronit të lokalizojnë dhjetëra ushtarë rusë që ishin mbledhur për stërvitje.
Në momentin që morën dritën e gjelbër, ata i goditën duke bërë që nga shpërthimet e fuqishme “të zhduken nga faqja e dheut” ushtarët e Vladimir Putinit.
Videoja është realizuar në rajonin e Khersonit, dhe është sulmi i dytë në këtë rajon ku është përdorur sistemi i fuqishëm raketor amerikan. /Telegrafi/