Telegrafi

Një ditë para zgjedhjeve në Francë, ISIS: Vritini të dy kandidatët!

ISIS-i u ka bërë thirrje ekstremistët islamikë të vrasin kandidatët presidencialë francezë dhe të djegin qendrat e votimeve gjatë zgjedhjeve të nesërme.

Përmes një artikulli në revistën propagandistike të grupit terrorist, ka kërkuar vdekjen e Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron, gjatë votimeve të së dielës,raporton “Daily Mail”

“Mos harroni detyrën tuaj si myslimanë. Zgjidhni një kandidat , vriteni dhe vërini zjarrin qendrave të votimit”, shkruante Revista “Rumiyah”.

Ajo bëri thirrje mbështetësve të ISIS të vendosin të parin besimin e tyre mbi Allahun dhe të shkatërron demokracitë perëndimore, shkruan syri.net. Le Pen dhe Macron i i kanë dhënë fund një fushate të tensionuar për të fituar sa më shumë votat ditën e diel.