Ekipet e deminimit të ushtrisë ukrainase, janë duke punuar pandërprerë për të pastruar nga minat qytetet e çliruara.
E derisa lufta po vazhdon, ukrainasit po pastrojnë qytetet të cilat tashmë i kanë çliruar, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër një nga këto qytete është Mykolaivi, ku forcat ruse e kishin mbajtur të pushtuar nga marsi.
Njësitë e deminimit kanë publikuar pamjet e një dite të zakonshme pune, ku shihen në terren duke çmontuar dhe grumbulluar mina të ndryshme, nga ato kundër këmbësorisë e deri te ato anti-tank.
Ata fillimisht i grumbullojnë në një hapësirë të caktuara, i shënjojnë dhe më pas përmes një detonuesi i hedhin në erë – pra një shpërthim i kontrolluar.
Ajo çfarë u duhet atyre është kujdesi i shtuar, pasi rusët i kanë vendosur në pjesë të ndryshme – madje i kanë futur edhe nëpër kanalizime. /Telegrafi/