Telegrafi

Policia gjen 15 kilogramë eksploziv një ditë para formimit të Ushtrisë

Pas dyshimit për mjet shpërthyes në afërsi të fshatit Mazgit, njësitë policore kanë bllokuar rrugën magjistrale Prishtine – Mitrovicë.

Mësohet se Policia ka gjetur rreth 15 kilogramë eksploziv, në afërsi të vendit të njohur si Gazimestan.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë  për Telegrafin se të gjitha njësitet policore të nevojshme për të menaxhuar me një situatë të tillë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe ato të ekzaminimit.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një mjet te dyshimtë ne rrugën magjistrale Prishtine – Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të fshatit Mazgit. Aktualisht policia ka bllokuar segmentin rrugore në fjalë përderisa të kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit ne trafik për rrugët alternative”.

“Ndërkohë qe po kryhen veprimet e sipercekura policia ka filluar një hetim preliminar lidhur me rrethanat qe karakterizojnë rastin”, ka thënë Ahmeti.

Një ditë para se Kuvendi i Kosovës të votojë krijimin e Ushtrisë së Kosovës, situata është tensionuar. /Telegrafi/