Një “dhomë” e dyshuar e torturave ruse është zbuluar në jug të Ukrainës, raportojnë autoritetet.
Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tha se “dhoma” ishte gjetur në qytetin e çliruar të Mykolaiv.
Brenda saj, trupat ruse “mbajtën dhe torturuan brutalisht banorët vendas që refuzuan të bashkëpunonin me armikun”.
Në një deklaratë në Telegram, SBU shtoi: “Viktimat u mbytën me qese plastike, u rrahën me sende të rënda dhe u përdorën edhe goditje elektrike”.
“Gjatë inspektimit të dhomës së torturës, oficerët e rendit zbuluan ‘instrumente’ të torturës”.
Kjo nuk është hera e parë që forcat ruse akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës gjatë luftës në Ukrainë, me dhjetëra mijëra incidente të supozuara që po hetohen aktualisht nga policia.
Në tetor të vitit të kaluar, një “dhomë” e dyshuar torture ruse u zbulua gjithashtu pranë Izyum, një qytet në rajonin lindor të Kharkiv të Ukrainës.
Dhe Forca Kombëtare e Policisë së vendit akuzoi trupat ruse për kryerjen e krimeve të luftës gjatë pushtimit të zonës. /Telegrafi/