Guvernatori rajonal i Rusisë, Vyacheslav Gladkov, tha herët këtë mëngjes se një depo municioni në rajonin Belgorod të Rusisë ishte në flakë pas një sërë shpërthimesh.
Dhe për këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai fajësoi palën ukrainase – pretendim për të cilin, për momentin nuk ka asnjë konfirmim.
Fshati Staraya Nelidovka ndodhet rreth 16 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën dhe është po aq larg nga qyteti i Belgorodit.
#Belgorod region, Russia.
Russian invader’s ammo depot still on fire.#RussiaInvadedUkraine
pic.twitter.com/wdZhxXVBBN— WL (@wltr_ua) April 27, 2022
“Sipas informacioneve paraprake, një depo municioni po digjet pranë fshatit Stara Nelidovka. Nuk u shkaktuan dëme në ndërtesa banimi dhe shtëpi. Nuk pati viktima në mesin e civilëve”, citohet të ketë thënë Gladkov.
Provinca e Belgorod kufizohet me rajonet ukrainase të Luhansk, Sumy dhe Kharkiv, ku luftime të ashpra janë zhvilluar që kur Rusia pushtoi Ukrainën dy muaj më parë. /Telegrafi/