Site icon Telegrafi

Një delegacion gjerman viziton VV-në, njoftohen me programin e këtij subjekti

Një delegacion gjerman ka vizituar sot Lëvizjen Vetëvendosje (VV), ku në mes tyre ishin Bernd Karwise, Heinz Stoppe, Roland Griese dhe Wolfang Kruger.

Këtë e kanë bërë të ditur nga zyra për informim e VV-së.

Ata u pritën nga lideri i V-së, Albin Kurti, deputeti Sami Kurteshi dhe Kordinatorja e Komiteteve profesionale, Dejona Mihali.

“Gjatë takimit i njoftuam pjesëtarët e delegacionit për programin tonë që përfshin tri reformat për shtetin zhvillimor (Fondi Sovran, Agjencia e Zhvillimit, Banka Zhvillimore) që do ta nxirrnin nga kriza Republikën e Kosovës duke rritur punësimin”, thuhet në këtë njoftim.

Në këtë komunikatë thuhet se delegacioni gjerman i shoqëruar edhe nga profesionistë shqiptarë si Blerim Dervari dhe Hashim Rexhepi, shprehën interesimin e veçantë për të njohur dhe kuptuar në hollësi hapësirat e bashkëpunimit në sektorët strategjikë dhe gjendjen aktuale të ekonomisë në Kosovë.

“Të dy palët u pajtuan se bashkëpunimi në të gjitha nivelet, institucional, universitar e atë të zhvillimit të prodhimit e teknologjisë ishin i shumëpritur e në një masë të madhe dhe i domosdoshëm”, përfundon ky njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version