Site icon Telegrafi

Një “Deja vu” për Young Zerkën, artisti flet rreth duetit të ri me Alban Skënderajn dhe angazhimet gjatë verës

Foto: Young Zerka/Instagram

Këngëtari Young Zerka së shpejti do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me artistin Alban Skënderaj.

“Deja vu” titullohet kënga e tyre e re, e cila në të vërtetë është një “Deja vu” që i sjell dyshen bashkë pas një bashkëpunimi të suksesshëm të sjellë para katër viteve, këngën e quajtur “24 orë”.

Në një prononcim për Telegrafin, Young Zerka ka shpalosur detajet ekskluzive të këtij bashkëpunimi, i cili do të vijë për publikun shumë shpejt.

“Projektin e kishte gati Albani fillimisht në versionin e vet, dhe iu duk që unë mund të rrija shumë mirë te ky projekt, më shumë teksti ka lidhje me fabulën e këngës, dhe meqë ishte një lloj ribashkimi, erdhi dhe ideja që ta titullojmë këngën “Deja vu””, tha Young Zerka për Telegrafin.

Foto: Young Zerka/Instagram

Tutje, artisti tregoi edhe se si kanë shkuar xhirimet e klipit, i cili do të jetë mjaft i veçantë, dhe që për koiçidencë është xhiruar në të njëjtin lokacion, ashtu sikurse në klipin e kaluar.

“Për koiçidencë, klipi është xhiruar në të njëjtin lokacion ku është xhiruar edhe “24 orë”, te Gjiri i Lalëzit, por vendi dhe skenari janë pak më ndryshe këtë radhë. Kënga është me ritme vore, gjithmonë për t’iu përcjellë njerëzve pozitivitet”, tregoi tutje artisti Young Zerka.

Young Zerka në xhirimet e klipit të ri “Deja VU”, bashkëpunim me Alban Skënderajn

Muajin e fundit, artisti korçar ka qenë shumë aktiv me projekte të reja. Muajin e kalua rai solli për publikun këngën “Anna”, e cila u pritë shumë mire nga publiku, teksa pak javë më pare, solli edhe një bashkëpunim tjetër me DJ Moh Green dhe Faydee.

Në vazhdimin e bisedës për Telegrafin, Zerka thotë se është i kënaqur me suksesin e këtyre dy projekteve, gjersa premton se pas këngës me Albanin, do të vijë sërish solo.

“Unë jam tepër i kënaqur me projektet si “Anna” dhe “Belly dancer”, të dyja kanë pasur stile të ndryshme por më e mira është që kam pasur shumë komente pozitive nga audienca e huaj dhe vendase. “Deja vu” nuk do jetë projekti i vetëm për këtë verë sepse une kam dhe disa projekte të tjera. Projekt i radhës pas bashkëpunimit me Albanin do të jetë solo”, thotë Zerka.

Foto: Young Zerka/Instagram

Në përfundimin e bisedës, këngëtari tregoi se do të jetë shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore, si Brenda ashtu edhe jashtë trojeve shqipfolëse.

“Sa i përket verës, kjo verë do të jetë e nxehtë edhe pse ka pak shi (qesh). Do të jem shumë i angazhuar si në Shqipëri e Kosovë, por dhe për më tej trevave shqiptare, për shkak se këngët e mia dëgjohen pa fund edhe jashtë”, përfundoi Young Zerka për Telegrafin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ditë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit “Deja vu”, në të cilin Alban Skënderaj dhe Young Zerka do të vijnë mjaft veror dhe me ngjyra për sezonën e verës.

Telegrafi ka siguruar trailerin e klipit “Deja vu”, i cili do të vijë për fansat brenda pak ditësh. /Telegrafi/

Më poshtë mund të ndiqni ekskluzivisht trailerin e klipit të ri “Deja vu” nga Young Zerka dhe Alban Skënderaj:

Exit mobile version