Telegrafi

Një burrë që i përket grupit të rezervistëve rusë është aq i dehur sa duket se e zuri gjumi pranë pistës së aeroportit

Në një pistë aeroporti në lindjen e largët të Rusisë, një burrë që raportohet se i përket grupit të të mobilizuarve për të luftuar në Ukrainë ishte aq i dehur sa me sa duket e zuri gjumi në bar pranë pistës.

Në pamjet e shpërndara nga Francis Scarr, nga BBC Monitoring, një burrë duket se po përpiqet të ecë në një vijë të drejtë, derisa një tjetër duket se po flinte në bar, transmeton Telegrafi.

Detyra e Scarr është të monitorojë mediet ruse.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vendimin për mobilizim të pjesshëm nga ku do të mobilizohen 300 mijë rezervistë për të luftuar në Ukrainë.

Vendimi u prit me protesta në disa qytete të Rusisë. /Telegrafi/