Site icon Telegrafi

Një burrë i armatosur dhe me veshje ushtarake hapi zjarr brenda një spitali në Roterdam – pamjet tregojnë kaosin e krijuar

Dy persona u plagosën në Holandë pasi një burrë me veshje ushtarake hapi zjarr në një shtëpi dhe një spital në Roterdam, tha policia.

Policia e qytetit tha se një nga të shtënat ndodhi në një “dhomë” brenda Qendrës Mjekësore Erasmus, një spital universitar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë një person tjetër u plagos më herët brenda një rezidence në Heiman Dullaertplein rreth 1.5 km larg spitalit në lagjen Lloydkwartier të qytetit port – i cili më vonë ka vdekur, sipas RTV Rijnmond.

Dy fëmijë dyshohet se ndodheshin brenda shtëpisë në momentin e të shtënave.

Policia e Roterdamit tha në X, i njohur më parë si Twitter, rreth orës 16:30 me orën lokale se një burrë, 32 vjeç, ishte arrestuar.

“Roli i tij i mundshëm dhe përfshirja në incidentet e të shtënave është duke u hetuar”. /Telegrafi/

Exit mobile version