Estevao është një talentet më të mëdhenj brazilian dhe e ardhmja e tij pritet të jetë shumë e ndritur.
Anësori i skuadrës braziliane Palermias do t’i bashkohet Chelseat në verë, derisa ka filluar të lë gjurmë në Brazil.
17-vjeçari ka thënë se prefernca e tij në futboll është Lionel Messi, pasi luajnë në të njëjtën pozitë.
“Më pëlqen shumë edhe Neymar , Cristiano Ronaldo . Por referenca ime është Lionel Messi për gjithçka që ai ka bërë për futbollin. Mënyra se si ai luan dhe çfarë bën jashtë fushës është një djalë që duhet ta shikoj gjithmonë. Dhe sigurisht, edhe për mua të qenurit majtak si ai më bën që ta kem favorit”, ka thënë Estevao për The Guardian.
“Disa njerëz lindin me talent, të tjerët duhet të punojnë shumë. Shembuj të mirë janë Messi dhe Cristiano Ronaldo. Messi ka talentin, Ronaldo punën. Unë i kërkoj të dyja. Talent dhe përkushtim. Sot në futboll duhet t’i përkushtohesh vetes , duhet të mbani një orar, të stërviteni, të udhëtoni, të kujdeseni për veten tuaj, pa përkushtim nuk mund të arrini askund”, deklaroi talenti brazilian.
Nofka e famshme e Estevaos është ‘Messinho’ ose ‘Messi i vogël’ që iu dha falë ngjashmërive në stilin e lojës mes tij dhe gjeniut argjentinas.
Chelsea nënshkroi Estevao për 34 milionë euro derisa ai do të jetë pjesë e ekipit të parë duke filluar nga korriku i 2025.
Anësori i djathtë ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 32 paraqitje për Palmeiras këtë sezon. /Telegrafi/