Policia e Kosovës njofton se në fshatin Banje në Zubin Potok më datë 12.09.2019, në orën 10:10, njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull boshnjak, shtetas të Serbisë me kamionin e tij.
Sipas raportit policor, gjatë verifikimit në sistemin BMS është konstatuar se i njëjti ka hyrë dhe ka dalë nëpër rrugë alternative.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa kamioni i është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Po ashtu në fshatin Debellde në Viti më datë 12.09.2019, në orën 09:20, njësia policore ka ndaluar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar dhe gjatë kontrollimit të kamionit të tij i janë gjetur pesë (5) krerë dhi, për të cilat i dyshuari nuk posedon dokumentet përkatëse.
Sipas raporti policor, me vendim të prokurorit kafshët janë liruar pronarit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/