Në qytetin rus të Belgorodit u gjet një bombë e dytë ajrore në zonën ku ndodhi shpërthimi dy ditë më parë e cila nuk ishte aktivizuar.
Autoritetet janë duke evakuuar mbi 3,000 njerëz, transmeton Telegrafi.
In Belgorod, a second air bomb was found at the site of the explosion, which did not explode. Authorities are evacuating over 3,000 people. pic.twitter.com/Rq3tq6gWSs
— NEXTA (@nexta_tv) April 22, 2023
Dy ditë më parë, Rusia kishte lëshuar aksidentalisht bombën në qytetin Belgorod, duke shkaktuar një shpërthim të madh.
Bomba kishte rënë nga aeroplani luftarak rus Su-34. Tani po raportohet për një tjetër e cila nuk shpërtheu.
A video of the explosion of an air bomb in #Belgorod appeared. pic.twitter.com/xluEw7yhXk
— NEXTA (@nexta_tv) April 21, 2023
Sipas mediumit Nexta, autoritetet po e gërmojnë tokën me lopata për ta nxjerrë bombën.
Një ditë më parë, një gazetar paralajmëroi se dy bomba kishin rënë në qytet, dhe se autoritetet po e fshihnin këtë. /Telegrafi/