Ushtria ukrainase publikoi një video të shkatërrimit të mjetit të blinduar rus MT-LB, por ajo që e bën të dallohet është se automjeti ushtarak thjesht u zhduk nga faqja e dheut për shkak të forcës.
Sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur në afërsi të Avdivka në rajonin e Donetskut, dhe automjeti rus MT-LB është sulmuar nga një dron ukrainas në shërbim të Brigadës 110 të Mekanizuar.
Automjeti dyshohet se ishte i ngarkuar me mina antitank dhe sulmi është kryer duke hedhur një granatë të dyfishtë me eksploziv të lartë 40×53 milimetra.
#Ukraine: In the vicinity of Avdiivka, #Donetsk Oblast, a Russian MT-LB loaded with AT mines was hit by the Ukrainian 110th Mechanized Brigade using 40x53mm HEDP grenades dropped from a drone, vaporising the vehicle. pic.twitter.com/RcL3fgVuM9
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) May 19, 2023
Videoja tregon momentin e shpërthimit, e ndjekur nga një video e veçantë në të njëjtin vend ku mbetjet e automjetit të blinduar ruse thjesht nuk duken.
MT-LB janë automjete të blinduara amfibe të prodhimit sovjetik dhe hynë në përdorim në fillim të viteve 1970, ndërsa u projektuan në vitet 50 të shekullit të kaluar.
Rusia filloi t’i përdorte ato në pushitimin e shtetit ukrainas për shkak të humbjeve të mëdha të mjeteve të blinduara më të reja. /Telegrafi/