Policia e Kosovës të mërkurën në pikën kufitare në Vermicë ka arrestuar një person, i cili është në kërkim.
I dyshuari po kërkohej nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës për veprën kanosje.
Personi i arrestuar me inicialet B.K 38 vjeç, dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të kanosjes, që në polici është raportuar më datën 22.03.2017.
Ndërkaq, pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e hetuesve policor, personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/