Telegrafi

Një i arrestuar për grabitje të armatosur në Gjakovë

Policia rajonale e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar sot një person të dyshuar për plaçkitje nën kërcënimin e armës.

Rasti ka ndodhur më 23 mars, në ora 19:20, në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, në biznesin “Ria Money Transfer”.

Përveç grabitjes së armatosur, personi i dyshuari ka tentuar të dhunojë seksualisht punonjësen, por kjo e fundit kishte arritur ta shtyjë dhe ishte larguar.

Policia ka sekuestruar në cilësi të provave materiale një sasi e konsiderueshme të parave dhe arma e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale.

Personi i arrestuar B.G. (1986), i komunitetit ashkali, mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit.