Telegrafi

Një i arrestuar në Shtime, bashkëjetoi me të miturën

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime për bashkëjetesë jashtëmartesore me të miturën.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 20:45.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte bashkëjetuar me të miturën femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/