Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se në një lokal për shkak të një mosmarrëveshje çasti, ka tentuar ta godas viktimën mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur në rrugën B, të hënën në orën 22:44.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, në një lokal për shkak të një mosmarrëveshje çasti, ka tentuar ta godas viktimën mashkull kosovar. Në rast ishin përfshirë edhe personeli i lokalit të cilët e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe i kanë shkaktuar lëndime”, thuhet në raport.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/