Telegrafi

Inskenon grabitjen, arrestohet

Foto: Arkiv

Hetues të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar një të dyshuar, B.B. 37 vjeç, me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim përfitimi, kishte inskenuar një rast grabitje me armë.

I dyshuari B.B. sot rreth orës 05:30 minuta kishte njoftuar policinë se në kazinon ku i dyshuari ishte duke punuar kishin hyrë dy persona të armatosur me armë dhe nën kërcënim kishin marrë nga ai kuletën ku në të kishte pasur rreth 490 euro dhe të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të grabitjes nga vet ai, si dhe ka pranuar se të hollat e deklaruara si të grabitura ia ka dhënë një personi të cilit i kishte pasur një borxh.

Me vendim të prokurorit të shtetit,të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/