Site icon Telegrafi

Një aplikacion ‘mbajti premtimin’ pasi dha ‘alarmin paralajmërues’ përpara një tërmeti të madh në Kaliforni

Një sistem alarmi i hershëm i krijuar për t’u ofruar njerëzve “sekonda të rëndësishme” paralajmërimi përpara se të ndodhte një tërmet, ka “përmbushur premtimin e tij” të hënën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kjo pasi që ai “dridhi” gjysmë milioni telefona përpara një tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi veriperëndimin e Kalifornisë – tërmeti më i madh që kur sistemi, i quajtur ShakeAlert, ishte përhapur në të gjithë shtetin, raportoi The Guardian.

ShakeAlert tërheq informacion nga rrjeti i sensorëve të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Nëse të dhënat nga këta sensorë thonë se do të ketë lëkundje të mëdha në një zonë, njerëzit që jetojnë atje marrin sinjalizime përmes aplikacionit MyShake (nëse e kanë shkarkuar) ose përmes sistemit të sinjalizimeve të urgjencës me valë në telefonat e tyre.

Sinjalizimet shkojnë gjithashtu për përdoruesit e Android përmes një partneriteti midis Google, USGS dhe Zyrës së Shërbimeve të Emergjencave në Kaliforni.

Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte në brigjet e një qyteti të vogël të quajtur Petrolia dhe rreth 45 milje nga qendra më e afërt e popullsisë, Eureka.

Dhe njerëzit raportuan se merrnin sinjalizime rreth 10 sekonda përpara se të fillonin lëkundjet.

Për fat të mirë, tërmeti nuk shkaktoi dëme të mëdha në zonë dhe nuk pati viktima. /Telegrafi/

Exit mobile version