Një grua 54 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prishtinë.
Rasti është bërë i ditur nga policia.
Siç njoftohet, sot rreth orës 12:00 policia ka marrë informata se në rrugën “Hasan Prishtina” në Prishtinë një person që jeton e vetme ka kohë që nuk është vërejtur të dalë nga shtëpia.
Pas kësaj, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e marra nga dëshmitarët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se viktima një femër 54 vjeç është pa shenja jete.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, ka thënë se në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë ekzaminuese të policisë, prokurori i shteti, mjekësia ligjore si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, përderisa për rastin policia ka filluar një hetim për vdekje në rrethana të dyshimta”, tha Borovci në fund./Telegrafi/