Një person i moshës 46-vjeçare, është gjetur i plagosur në kokë, nga arma e zjarrit në vendin e quajtur Shkugez.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur se pas orës 13:00, Stacioni policor -Gjakovë ka pranuar një informatë për një person i cili është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë.
Pas kësaj informate thotë se patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes.
Viktima i moshës 46-vjeçe është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar ne emergjencë.
Gjurkaj thotë se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar ne QKUK në gjendje të rëndë”, tha ai.
Tutje theksoi se deri me tani muk dihen shkaqet e këtij incidenti.
“Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, janë gjetur një gëzhojë në afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes”, deklari ai.
Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar dhe për rastin kanë filluar hetimet./Telegrafi/