Telegrafi

Nita Latifi i kundërpërgjigjet Bledi Manes: Shfrytëzove respektin tim për ca pëlqime derisa isha e mbyllur pa asnjë informacion në shtëpi

Bledi Mane ka hedhur akuza të mëdha kundrejt Nita Latifit pas një interviste që këngëtarja nga Kosova dha së fundmi.

Ajo u shpreh se nuk i erdhi mirë kur pa jashtë që Bledi e kishte shfrytëzuar pas dasmës që ndodhi brenda Big Brother VIP Albania 2.

E në ditën e sotme (e martë), gazetari bëri një postim duke thënë se e aktivizoi Nitën sa ishte në shtëpi pasi ishte lënë në harresë nga konkurrentët e tjerë.

Për këtë pati një replikë nga Latifi, e cila ia bëri të ditur Manes se e ka shfrytëzuar respektin e saj për ca pëlqime e ca lajme nëpër portale.

Lexo po ashtu Bledi Mane e quan Nita Latifin mosmirënjohëse dhe amatore

Postimi i plotë i Nitës (pa ndërhyrje):

“Nje permirsim i vogel!!

Ti hyre dhe te shkelen ne fyt e s’te lan me leshu za, Nita te respektoi, te beri te ndihesh faktor me zgjedhjen per lojen e dasmes, vetem e vetem pse i erdhi keq per ty, e ti kur dole e shfrytzove respektin e Nites per ca llajka e ca lajme ne portale, deri sa Nita ishte e mbyllun pa asnje info. Bravo Bled Mane, vazhdo bjer edhe me poshte se qe ke ra…”. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram