Site icon Telegrafi

Nita Latifi javën tjetër sjell projektin e ri

Nita Latifi (Foto: Instagram/nitalatifi)

Këngëtarja e njohur, Nita Latifi, njihet për zërin e saj të mrekullueshëm dhe interpretimet ‘live’.

Gjatë kohës së pandemisë coronavirus, ajo ka argëtuar fansat e saj në rrjete sociale përmes versioneve akustike të këngëve të ndryshme.

Por, këngëtarja ka qenë pasive kohëve të fundit në prurje të projekteve të reja të saj, pasi e fundit, “Juliana, është publikuar para një viti.

Tashmë, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Nita ka bërë të ditur se e ka të gatshme këngën e re, që do të publikohet javën e ardhshme.

Gjatë periudhës së vetizolimit, Nita Latifi interpreton temën muzikore të “La Casa de Papel”
Lexo po ashtu Gjatë periudhës së vetizolimit, Nita Latifi interpreton temën muzikore të “La Casa de Papel”

“A jeni gati? ‘Majëm’, kënga ime e re që do të dalë javën tjetër” ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.

Nita është shfaqur në një vaskë në mes të pyllit, teksa duket se është gjysmë e zhveshur. /Telegrafi/

Exit mobile version