Site icon Telegrafi

Nita Latifi dhe Qetsor Ferunaj largohen nga Big Brother

Foto: Top Channel

Kristi Aliaj u shpall ditën e djeshme (e shtunë) finalisti i radhës në Big Brother VIP Albania.

Me këtë rast, shtëpinë përfundimisht duhej të linin banorët e tjerë: Nita Latifi e Qetsor Ferunaj.

Dyshja, që prekën gjysmëfinalen, kanë qëndruar brenda për më shumë se tre muaj.

Foto: Top Channel

Këngëtarja nga Kosova u shpreh e lumtur për eksperiencën në këtë format dhe se ndihej po ashtu shumë e lumtur që u largua nga gara.

Lexo po ashtu Kristi Aliaj - finalisti i katërt i Big Brother VIP Albania

Qetsori po ashtu në anën tjetër u shpreh i lumtur që arriti deri në gjysmëfinale, pavarësisht se ka qenë fitues i Big Brother 2.

Finalja e madhe vlen të ceket se do të mbahet të shtunën e ardhshme, gjegjësisht më 6 maj.

Luizi, Efi, Kristi dhe Dea janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/

Exit mobile version