Opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, i ka irrituar së fundmi shumë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Kjo pasi ajo publikoi disa fotografi nga vizita e saj së fundmi në Serbi, gjersa mes kritikave bëri edhe një status në Twitter, duke thënë se ndjehet më e sigurt në ato vende ku s’ka shqiptarë.
“Jam super e sigurt, në një vend ku s’ka shqiptarë”, kishte shkruar ajo.
Welcome pic.twitter.com/1kqBIJyleD
— Zhaklin Lekatari (@zhaklinlekatari) May 12, 2023
E njëjta kishte publikuar edhe flamurin e Serbisë në Twitter, duke treguar se po shkonte kështu në Beograd.
Belgrade pic.twitter.com/QRWpQKbofJ
— Zhaklin Lekatari (@zhaklinlekatari) May 12, 2023
Mbi këtë veprim të saj ka reaguar ish-banorja e edicionit më të fundit të Big Brother VIP Albania, Nita Latifi.
Ajo publikoi një fotografi të statusit të Zhaklinës në InstaStory, duke reaguar ashpër me fjalët: “Hipokrizi e gjallë, marre”.
Zhaklina ndërkohë gjatë periudhës së Big Brother VIP Albania ka vlerësuar shumë Nitën dhe lartësuar figurën e saj, duke e quajtur “Shotë Galica e Kosovës”. /Telegrafi/