Kanë mbetur edhe pak ditë deri tek finalja e madhe e Big Brother VIP Albania.
E shtuna e ardhshme do vulosë përfundimisht se cili mes tre banorëve Kristit, Qetsorit dhe Nitës do shpallet finalisti i katërt.
Edhe kjo javë ka qenë e shoqëruar me debate të shumta mes banorëve, ku përqindjen më të madhe të vëmendjes së fundmi e ka marrë pikërisht Nita.
Artistja nga Kosova ditën e djeshme pati një debat të ashpër me Kristin, ku u përfshi e gjithë shtëpia.
Ndërkohë, sot ditën e sotme, Nita ka vazhduar debatet që pati me banorët, e cila tha se sipas saj ajo është personi më i vërtetë brenda shtëpisë së famshme.
Gjatë një diskutimi me Luizin, ajo u shpreh se ai dhe banorët e tjerë kanë frikë prej saj, nëse ajo shkon në finale.
“Unë jam e sigurt që ma keni frikën në finale, nuk e kam asnjë gabim që mund të kapin dhe të thuani kjo nuk është fituese”, tha Nita.
Në anën tjetër sipas Luizit, Nita është kujtuar shumë vonë të luajë.
Këngëtari tha se ajo debaton në mëngjes me banorët dhe në darkë përqafohet e puthet po me të njëjtët person.
Kujtojmë që tre finalistët janë Luizi, Efi dhe Deamishel, finalja e BBVA mbahet të shtunën e 6 majit. /Telegrafi/