Puna në gjeneratën e dytë të makinës elektrike “Nissan Leaf” është në proces, ndërsa këto ditë kanë dalë informata se modeli i cili do të dal në shitje në vitin 2016, ka dizajn standard dhe kapacitet prej 300 kilometrash.
“Leaf” aktual ka marrë shumë kritika në aspektin e dizajnit dhe një mbushje me një gamë prej 135 kilometra. Prandaj, firma japoneze ka vendosur të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme këto dy segmente, për të përmirësuar shitjet globale.
Besohet se varianti më i lirë i gjeneratës së dytë të ketë një bateri dhe gamë më të vogël, ku e njëjta teknologji e re elektrike do të përdoret për markën premium të Nissan Infinit. /Telegrafi/