Telegrafi

“Nisma u formua t’i bashkohej VV-së dhe të udhëhiqej nga Krasniqi”

Xhevat Bislmi, që deri para disa ditëve ishte sekretar për marrëdhënie me jashtë në Nismën për Kosovë, sot ka aderuar në Vetëvendosje dhe ka thënë se kjo ka ndodhur pas marrëveshjes me AAK-në.

Ai kësaj i ka shtuar edhe një arsye tjetër, të padëgjuar deri tash, që Nisma është formuar që të bashkëpunonte me Vetëvendosjen dhe të udhëhiqej nga Jakup Krasniqi, transmeton Koha.net.

“Plani ishte që Jakup Krasniqi të ishte kryetar dhe Nisma të bashkohej Vetëvendosjes. Kjo nuk ndodhi ngaqë hoqi dorë nga udhëheqja dhe këtu filluan pakënaqësitë. Për këtë vetëm ai e di pse është larguar”, ka thënë Bislimi në “Interaktiv” të KTV-së.

Për marrëveshjen me AAK-në ai ka thënë se ajo është sjellë e gatshme në kryesi dhe është votuar nga shumica.

“Është e vërtetë që shumë anëtarë, kryetarë, nënkryetarë degësh janë larguar nga Nisma pas marrëveshjes me AAK-në, që ishte e papranueshme. Marrëveshja është bërë më herët, në kryesi është sjellë vetëm për t’u miratuar. Është votuar dhe ka marrë shumicën.