Site icon Telegrafi

Nisin takimet në Bruksel, Lajçak fillimisht takohet me Petkoviqin pastaj me Bislimin

Në Bruksel tashmë kanë nisur takimet në nivel kryenegociatorësh, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Telegrafi mëson se takimi i parë mes kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq dhe Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka nisur në orën 09:30.

Pas këtij takimi Lajçak do të ketë një takim me kryengociatorin kosovar, Besnik Bislimi. Pas takimeve dypalëshe Lajçak do të mbaj një takim trepalësh me të dy kryenegociatorët.

Lexo po ashtu A do të diskutohet draft-statuti i Asociacioni? Bislimi dhe Petkoviq sot përballen në Bruksel

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar mbrëmë se Bislimi do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

Ndërkaq, drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Petkoviq në një konferencë për media pas takimit mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe emisarit Mirolsav Lajçak, është shprehur se në këtë takim do të diskutohet për draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version