Site icon Telegrafi

Nisin punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së “Fadil Vokrrit”

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri në Prishtinë.

Pritjeve për rinovimin e terrenit të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ duket se po i vinë fundit.

Është i pari i MKRS-së, Çeku, i cili ka konfirmuar nisjen e punimeve për rinovimin e tërësishëm të fushës.

Ky investim është paraparë të jetë 1.3 milion euro dhe mendohet të kryhet në verë, për të qenë gati për ndeshjet ndërkombëtare të klubeve të Kosovës.

Postimi pa ndërhyrje i ministrit Çeku

Nisën punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri.

Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.

Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni.

/Telegrafi/

Exit mobile version