Mohamed Salah mund të jetë alternativa e Antoine Griezmannit gjatë afatit kalimtar të verës nëse Barcelona nuk arrin të blej sulmuesin francez.
AS raporton se lojtari egjiptian i është ofruar katalunasve nga përfaqësuesit e tij dhe janë të gatshëm të nisin negociatat.
Ka pasur takime mes të dy palëve me qëllim që të vlerësohet e ardhmja e lojtarit dhe mundësia e një lëvizjeje në Camp Nou.
Barcelona, e cila gjithashtu ka nisur bisedimet me Antoine Griezmannin, janë të prirur për të përforcuar repartin sulmues në çfarëdo mënyre pavarësisht ardhjes së Ousmane Dembeles gjatë verës së kaluar kur Neymar u largua në drejtim të PSG-së.
Salah do të ishte alternativa më e mirë e mundshme për Griezmannin. Egjiptian u shpall lojtari më i mirë në Ligën Premier sezonin e kaluar dhe ishte golashënues me 32 gola.
Ai ishte mbresëlënës edhe në Ligën e Kampionëve, duke e udhëhequr Liverpoolin drejt finales përpara se të pësonin humbje me Real Madridin, ku pësoi një lëndim në pjesën e parë të takimit. Përveç kësaj, ai e ka ndihmuar Egjiptin drejt kualifikimeve të Kupës së Botës.
Liverpool do të kërkojë më shumë se 100 milionë euro dhe The Reds njoftohet se kanë shënjestruar Nabil Fekirin, francezin e klubit të Lyonit. /Telegrafi/