Site icon Telegrafi

Nisi edicioni i ri i Kupës së Kombeve të Afrikës: Osimhen, Salah, Mane, Hakimi në mesin e yjeve për t’u ndjekur

Shumë nga yjet e futbollit botëror do të jenë të angazhuar për pothuajse një muaj në Kupën e Kombeve të Afrikës që do të mbahet në Bregun e Fildishtë për herë të parë që nga viti 1984.

Senegali janë momentalisht kampion në fuqi dhe fakti që ekipi i tyre është i mbushur me yje, i bën ata njërin ndër favoritët kryesorë për ta fituar trofeun, që do të filloi sot (e shtunë) me përballjen Bregu i Fildishtë – Guinea-Bissau, që u fitua nga vendasit me rezultat 2-0.

Sidoqoftë, në këtë edicion të Kupës së Kombeve të Afrikës nuk mund të parashikohet asgjë pasi që të gjitha kombëtare janë mobilizuar maksimalisht për të arritur sukses.

Por kush janë yjet që do të defilojnë në këtë garë?

Nga një legjendë e Liverpoolit deri tek një sulmues që ka bërë mrekulli në Bundesliga, këta janë 10 lojtarët që pritet të kenë fjalën kryesore në këtë garë, ndoshta edhe të ngritin lartë trofeun në qiell më datë 11 shkurt.

1.Victor Osimhen (Nigeria)

2.Mohamed Salah (Egjipti)

3.Sadio Mane (Senegal)

4.Riyad Mahrez (Algjeria)

5.Achraf Hakimi (Maroku)

6.Inaki Williams (Gana)

7.Frank Anguissa (Kameruni)

8.Serhou Guirassy (Guinea)

9.Patson Daka (Zambia)

10.Youssef Msakni (Tunizia)

/Telegrafi/

Exit mobile version