Site icon Telegrafi

Kusari-Lila: PAN-i me bllokadën e krijuar i humbi Kosovës afro 100 milionë euro

E plotësuar: Deputetja nga radhët e koalicionit LAA, Mimoza Kusari-Lila ka folur për dëmet ekonomike që i ka shkaktuar Kosovës bllokada e krijuar.

Ajo ka thënë se deri më tani Kosova ka humbur afro 100 milionë euro.

“Kosova ka humb 15 milionë euro më 4 gusht pas skadimit të marrëveshjes me FMN-në. Këto nuk janë të vetmet mjete që Kosova ka humbur. Kosova rrezikon ti humb edhe 75 milionë për shkak të bllokadës që po bënë PAN-i. Me bllokadën e krijuar nga PAN-i duke filluar nga presidenti dhe koalicioni që ka dalë fitues në zgjedhje, Kosova mund të thuhet se ka humbur afër 100 milionë euro”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se kjo bllokadë e shkaktuar nga PAN-i do ti trokas secilit qytetar në derë. /Telegrafi/

Konjufca: PAN-i po e bënë bllokadën me qëllim

E plotësuar: Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se nuk ka fije dyshimi se cili është shkaku kryesor i mos themelimit të institucioneve të Kosovës, duke aluduar tek PAN-i.

“Ndodhemi në bllokadë për krijimin e institucioneve dhe për këtë duhet t’i adresojmë përgjegjësitë e plota dhe të diskutojmë se si të ecim përpara. Të gjithë e kanë kuptuar dhe s’ka fije dyshimi se cili është shkaku themelor për mosthemelimin e institucioneve. Arsyeja është mosprania e koalicionit që sipas kushtetueses do t’i takonte propozimi i emrit të kryeparlamentarit”, tha Konjufca.

Ai u ka bërë thirrje edhe një herë deputetëve të PAN-it që të vijnë në Kuvend, dhe siç u shpreh ai të mos bëhen shkaktarë të kësaj bllokade të cilën ata po e bëjnë me qëllim. /Telegrafi/

Zemaj: Papërgjegjësitë politike, shkaktarë të bllokadës në vend

E plotësuar: Deputeti nga radhët e LAA, Armend Zemaj ka thënë se Kushtetuta nuk është shkaktari kryesor i krijimit të bllokadave politike.

Ai në tryezën e diskutimit të organizuar nga LAA, ka thënë se shkaktar kryesor i ngecjes së mos formimit të institucioneve të Kosovës janë papërgjegjësitë politike, të cilat për bazë kanë interpretimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, përkundër faktit që Kushtetuta e rregullon mënyrën e konstituimit të Kuvendit, kjo është hera e dytë që vendi ynë po ballafaqohet me bllokada dhe kriza politike.

Në këtë tryezë nuk po merr pjesë PAN, pasi që koalicioni LAA nuk i ka dërguar ftesë.

Nis tryeza e LAA-së dhe VV-së, kërkohet zgjidhje për zhbllokimin e institucioneve

Shefi i Grupit Parlamentar të LAA-së, Avdullah Hoti në hapjen e tryezës për të diskutuar rreth gjetjes së një zgjidhje për të dalë nga situata aktuale e krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit, tha se që nga seanca e 3 gushtit kemi mbetur pa konstituimin e Kuvendit.

“PAN-i po kërkon që ne të pajtohemi që kryetari i Kuvendit dhe qeveria të votohen në një pako, e që është një vendim i çuditshëm. Këtë nuk e kemi pranuar as ne si LAA dhe as Vetëvendosje”, ka thënë Hoti.

Hoti ka theksuar se qëllimi i tryezës është që të gjejmë zgjidhje për zhbllokimin e institucioneve të vendit dhe që nga kjo tryezë të dalë një konsensus që të bëhen ndryshime kushtetuese./Telegrafi/

Exit mobile version