E plotësuar: Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Takimi ndërmjet Thaçit dhe Kurtit ka zgjatur disa minuta.
Nis takimit Thaçi-Kurti
Ka filluar takimi ndërmjet presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Para nisjes së takimit, Kurti ka thënë shkurt se qëndrimin e tij e ka thënë përmes letrës dërguar presidentit Hashim Thaçi.
Kurti në këtë letër ka thënë se do të diskutojnë se kur është koha e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve. /Telegrafi/