Ka nisur takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas takimit, presidenti Thaçi pritet të iu drejtohet qytetarëve përmes një konference për media, transmeton Telegrafi.
Lajçak ka arritur sot në Prishtinë për një vizitë treditore ku do të takojë krerët e institucioneve të Kosovës për të diskutuar rreth rifillimit të dialogut me Serbinë.
Ai është pritur në aeroportin ushtarak të Prishtinës nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe komandanti i KFOR-it, Gjenerali Michele Risi.
Diplomati sllovak do të takohet sot edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti. /Telegrafi/