Ka nisur takimi në mes të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demorkatike, Isa Mustafa.
Ditë më parë, kreu i LVV-së, Albin Kurti, theksoi se fokusi i diskutimeve duhet të jetë tek “karriget e zbrazëta”, si kryeministri dhe kryetarit të Kuvendit që kanë mbetur pa përfaqësues.
Ndër të tjera ai tha se me LDK-në duhet të përshpejtojnë procedurat drejt formimit të qeverisë sepse brenda disa ditësh pritet edhe certifikimi i rezultateve dhe brenda 30 ditësh do të ftohet edhe seanca nga presidenti.
Kujtojmë se takimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për harmonizim të programit qeverisës kanë përfunduar para disa ditëve. /Telegrafi/