Një takim në mes të zyrtarëve të LDK-së dhe të Vetëvendosjes po mbahet aktualisht në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.
Zëdhënësi i VV-së, Shkodran Hoti, konfirmoi për KosovaPress për nisjen e takimit.
Sipas tij takimi po mbahet për harmonizim të programeve mes LDK-së dhe VV-së.
Sipas Hotit, VV-ja në këtë takim përfaqësohet nga Dardan Sejdiu dhe Besnik Bislimi, ndërsa LDK-ja Avdullah Hoti dhe Ilir Deda nga Alternativa.