Site icon Telegrafi

Përfundon takimi mes presidentes Osmani dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Pas takimit, dyshja kanë mbajtur një konferencë për media, transmeton Telegrafi.

Rutte po ashtu do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, pritet të jetë në Prishtinë për të ofruar garanci se kontingjenti evropian brenda misionit të aleancës në Kosovë, KFOR, do të mbetet aty, pavarësisht ndonjë lëvizjeje të forcave ushtarake amerikane.

Gjithsej 4.686 trupa nga 29 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR.

Më shumë se gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia. NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe. /Telegrafi/

Exit mobile version