Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ky i fundit po qëndron në Kosovë në prag të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë.
Gjatë ditës ai është pritur me nderime shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në një postim në Twitter, ajo shkroi se janë krah për krah njëri-tjetrit në kremtimin e pavarësisë.
“Krah njëri-tjetrit në kremtimin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Krah njëri-tjetrit drejt familjes së përbashkët evropiane! Krah njëri-tjetrit gjithnjë…”, shkroi Osmani. /Telegrafi/