Ka nisur takimi ndërmjet kryeministrit të vendit, Avdullah Hoti dhe të deleguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimi është duke u zhvilluar në ambientet e Qeverisë së Kosovës.
Lajçak një ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për vizitën e tij në Kosovë dhe procesin e dialogut.
Sipas përfaqësuesit të BE-së, një marrëveshje brenda muajve e jo viteve do të ishte ideale për dy vendet, por duke marrë në konsideratë se të dy palët do të jenë të gatshme të angazhohen dhe të bëjnë kompromis.
“Ne do të shpallim datën për raundin tjetër të diskutimeve në Bruksel në kohën e duhur. Ne së pari do të vazhdojmë negociatat në nivelin e kryenegociatorëve, të cilat eventualisht do të çojnë në takimin e ardhshëm të liderëve. Ashtu si Presidenti Vuçiq, edhe Kryeministri Hoti e bënë shumë të qartë se ata janë të gatshëm të vijnë në Bruksel”, kishte thënë ai./Telegrafi/