Telegrafi

Bajram Begaj zgjidhet Presidenti i ri i Shqipërisë

E plotësuar: Bajram Bega është zgjedhur Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë.

Begaj u zgjodh me 78 vota pro, teksa 4 deputetë votuan kundër dhe pati një abstenim.

Prej tyre, 74 ishin deputetë të Partisë Socialiste, 8 të opozitës përkatësisht Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Për Drejtësi Integrim dhe Unitet si dhe 3 nga Partia Social Demokrate.

Në nisje të seancës, ishin të pranishëm 103 deputetë, nga të cilët 26 deputetë të opozitës.

Por, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputetët demokratë në mbështetje të tij bojkotuan procesin pak para votimit.

Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur rreth orës 18:00 seancën për votimin e Presidentit të ri.

Kandidati Bajram Begaj do të votohet me votim të fshehtë.

Sipas Kushtetutës, Begaj duhet të marrë të paktën 71 vota që të zgjidhet President.

Lexo po ashtu Profili i presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj

Të pranishëm në sallë janë deputetët e shumicës qeverisëses si dhe një pjesë e opozitës.

Prezent aktualisht janë 26 deputetë të opozitës, përfshirë ata të PD, LSI dhe aleatëve të vegjël.

Në dhozhat e Kuvendit është i pranishëm dhe vetë kandidati Begaj.

Pak pas nisjes së seancës, ish-kryeministri Berisha kërkoi fjalën për procedurë por kjo gjë u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kjo solli më pas braktisjen e seancës nga një pjesë e deputetëve të opozitës.

Berisha duke folur jashtë sallës së Kuvendit tha se votimi bëhet në shkelje të Kushtetutës

“Neni 167 të Kushtetutës përcakton se ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe as nuk mund të zgjidhet në detyra të tjera përveç ushtrisë”, tha Berisha.