Site icon Telegrafi

Protesta kundër abuzimeve seksuale, kërkohet dorëheqja e drejtorit të policisë Rashit Qalaj (Foto/Video)

Ka filluar protesta e thirrur nga shoqëria civile nën moton “Përdhunuesit në burg”, pas rastit të abuzimit seksual ndaj të miturës nga Drenasi.

Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur para stacionit policor në Prishtinë, ku kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit të policisë, Rashit Qalaj dhe futjen në burg të personave që kanë kryer vepër penale.

“Ai është përgjegjësi kryesor që policia bënë gjëra të tilla, nëse jo dorëheqje atëherë kërkojmë shkarkimin e tij”, ka thënë njëri nga protestuesit.

Protestuesit nën brohoritjet “marre, marre”, “Përdhunuesit në burg”,thanë se vajzat sot nuk janë të sigurta as në shkollë, as në polici e as në spital.

“Si me i tregua një 16 vjeçare se jeton në një vend kaq të ndyrë, ku ajo përjeton kanosje, dhunim, ku ajo nuk është e sigurt në shkollë, polici e spital. Qysh me i tregu se ajo nuk ka faj ku profesori, polici, mjeku, shoku, familjari, i panjohuri i rrugës abuzon me ta . Sa e sa raste tjera mund të jenë e ne nuk e dimë, që nuk guxojnë me i raportua”, u shpreh njëra nga protestueset, duke thënë se për të gjithë ato vajza e gra sot po ju themi krejt bashkë se dhunuesve ju ka ardhur fundi dhe s’keni ku me u fsheh ma.

Ajo u shpreh se të gjithë përdhunuesit do të përfundojnë në burg , e viktimat kanë me marrë drejtësi

“Zërit tonë duhet me ju bashku të gjithë, nuk duhet të heshtim. Jo të gjithë ushtrojnë dhunë por të gjithë mund ta ndalojmë dhunën”, u tha në protestë.

Po ashtu gjatë protestës u tha se ky është një shtet përdhunues, me përdhunues me mirënjohje të veshur me uniformë të policit e me mantel bardhë. /Telegrafi/

Exit mobile version