Qytetarët serbë në veri të vendit kanë protestuar sot në veri të vendit, ndërsa kërkuan që të mbahen zgjedhjet e Serbisë edhe në Kosovë.
Ata janë në sheshin “Car Lazar”, ndërkaq protesta e tyre u mbajt kundër qëndrimit të Qeverisë së Kosovës, për mosmbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit në Kosovë pa një marrëveshje Kosovë-Serbi.
Ata mbanin pankarta në duar “Kurti ka shkelur marrëveshjen e Brukselit, ka shkelur gjithçka”, etj.
Ndryshe, sot përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë përmes një deklaratë për media kanë shprehur qëndrimin e tyre për protestat e paralajmëruar për sot në veri të vendit, ndërsa kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e përshkallëzimit ose dhunës.
Në deklaratë thuhet se qytetarët kanë të drejtën e tubimit paqësor por kanë edhe përgjegjësinë për të siguruar që tubime të tilla të jenë paqësore dhe të mos bëhen të dhunshme.
Ndërkaq, kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë në një konferencë për media ka folur rreth çështjes së mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ndërsa u shpreh se nuk mund të thotë se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mosmbajtjen e tyre, por sipas tij, nuk ka marrëveshje paraprake ndërmjet dy qeverive e që është edhe parakusht për mbajtjen serbe në Kosovë.
Kurti para gazetarëve të Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin se nuk ka pranuar që gjithçka rreth mbajtjes të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë të përmbyllet përbrenda një letre shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës.
“Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin se nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letër shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës.
Jam i bindur se marrëveshja duhet të jetë ndërmjet një shkëmbimi të letrave ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë. Ne jemi instanca, autoritetet e vendeve përkatëse dhe do të duhej të merremi vesh rreth atyre zgjedhjeve…Kështu siç është çështja ka marr një kahe tjetër.
Ne kemi shprehur keqardhjen tonë por më shumë se kaq nuk kam…”, ishte shprehur Kurti. /Telegrafi/