Telegrafi

Nis ndërtimi i një stacioni policor në Zubin Potok

Foto RTK

Në Zubin Potok ka nisur ndërtimi i një stacioni policor.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po kanë nisur punimet për ndërtimin e një stacioni policor, pasi deri tani policia ka qenë duke qëndruar në një shtëpi private”, tha ai.

Ndryshe, situata në veri raportohet të jetë e qetë pas sulmit terrorist që ndodhi para një muaji në Zveçan.

Policia ka arritur të sekuestrojë sasi të madhe të armatimit në veri./Telegrafi/