Në një atmosferë plot shkëlqim dhe pritje, filloi mbrëmjen e së shtunës (13 janar), edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”.
Njëri ndër reality show-t më të ndjekur në vend hap dyert sërish për një aventurë që pritet të mbajë të lidhur para ekranit miliona shikues për muaj me radhë.
Siç ka ndodhur në çdo hapje, edhe këtë vit, ceremonia hapëse ishte madhështore dhe premtuese për një sezon plot intrigë, emocion dhe natyrisht, surpriza.
Në mbrëmjen e parë të BBVA, 18 personazhe të njohur të botës së spektaklit, televizionit, sportit dhe jo vetëm, u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u bërë gati për të përballur sfidat e shumta që i presin.
E veçanta e këtij edicioni duket të jetë fillimi i pëlqimeve dhe strategjive që kanë nisur të lindin që në natën e parë.
https://www.tiktok.com/@editszo01/video/7323794865018490117?_r=1&_t=8j1VdF125ll
Në veçanti, ka tërhequr vëmendjen afërsia mes moderatorit të njohur Meriton Mjekiqi dhe banores Heidi, të cilët janë shfaqur të afërt.
Heidi, me eksperiencën e saj të mëparshme në “Grande Fratello” në Itali, gjatë vitit 2023, bëri bujë për lidhjen që krijoi brenda shtëpisë me një banor tjetër. /Telegrafi/